“Më mirë të mos kemi fare gjykatës e prokurorë, se sa të njëjtit t’i kemi të korruptuar”, tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, duke vlerësuar se në Maqedoninë e Veriut patjetër duhet të zbatohet procesi i “vetingut” me qëllim që të pastrohet sistemi nga funksionarët e korruptuar, raporton Portalb.mk.

“Vetingu nuk është çështje që duhet pyetur a duhet të ketë ose jo, duhet patjetër të bëhet për t’u pastruar dhe të dalin jashtë sistemit njerëzit të cilët janë të korruptuar dhe ata të cilët ua kanë bërë skëterrë dhe i kanë bërë të vuajnë me dhjetëra dhe qindra familje”, tha Sela.