Për gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Qytetit të Shkupit kanë ndodhur 13 aksidente nga të cilët janë lënduar tetë persona njeri prej tyre me lëndime më të rënda ndërsa shtatë të tjerë me lëndime të lehta.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se për parakalim janë gjobitur 6 shoferë, 19 të tjerë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, tre shoferë kanë kaluar në të kuqe ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 32 shoferë nga të cilit 25 shoferë ende nuk kishin të drejtë që të marrin patentë shoferi, pesë ishin nën ndikimin e alkoolit dhe dy shoferë fillestarë.

Ndërkaq 21 vetura të tjera janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak se nuk kanë qenë të regjistruara si dhe 67 vetura janë ngritur nga shërbimi “karrotreci”