Arsene Wenger thotë se Manchester United nuk mund të garojë për titull kampion në Premier League.

Ish-trajneri i Arsenalit sheh potencial te skuadra e Ole Gunnar Solskjaer, por insiston se “Djajtë e Kuq” nuk janë gati për tu pozicionuar në mesin e 4 skuadrave më të mira në Premier League.

“Kur e shihni ekipin e Man Utd, ata janë skuadër me potencial por nuk mund të konkurrojnë për titull…”, deklaroi Wenger për “beIN Sports”. “Nuk e shikoj Man United si kandidate për të luftuar për titullin kampion në Premier League”, theksoi francezi.

Pas katër ndeshjeve në sezonin e ri, “Red Devils” kanë marrë vetëm një fitore, humbur një dhe barazuar dy.