Një person është lënduar më rëndë, ndërsa shtatë kanë marrë lëndime të lehta në gjashtë prej gjithsej dhjetë aksidenteve të regjistruara në rajonin e SPB Shkup.

Policia e trafikut ka shqiptuar masa për parkim të palejuar për 85 automjete, ndërsa me “karrotrec” janë marrë 57 vetura.

Janë sanksionuar edhe 13 shoferë para se të marrin të drejtën për vozitje, pesë këmbësorë për kalim jashtë vendkalimit për këmbësorë, shtatë shoferë sepse kanë biseduar në telefon gjatë vozitjes, katër për rreshtim të gabuar.