Duke filluar nga 1 tetori, fillojnë risitë gjatë shpërndarjes dhe marrjes së ilaçeve. Den Donçev, drejtori i Fondit shëndetësor, në brifing me gazetarët tha se pas gjysmë muaji do të shfuqizohen kuotat, përkatësisht do të fillojë e ashtuquajtura fazë zero, e cila parashikon gjatë nënshkrimit të recetës dhe gjatë marrjes së ilaçit të tregohet letërnjoftimi ose pasaporta, transmeton Portalb.mk.

“Recetat e letrës do të eliminohen, ndërsa do të fillojë përdorimi i recetave elektronike. Do të instalohet sistem i skanimit të dokumenteve për të mbajtur evidencë për ilaçet dhe recetat e lëshuara dhe ato që janë marrë. Për fëmijët, ilaçet do të mund t’i marrin prindërit duke e treguar letrën e njoftimit. Të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe person i cili nuk është prind , por që do të duhet të tregojë letrën re njoftimit. Ilaç nga barnatorja do të mund të merr edhe personi i tretë, duke e paraqitur letrën e njoftimit, por që njëkohësisht do të duhet të tregojë numrin e letrës së njoftimit edhe të personit për të cilin është i dedikuar ilaçi”, tha Donçev.

Nga 1 tetori do të instalohet edhe i ashtuquajturi sistemi i flamujve të kuq, përkatësisht do të kontrollohet dhe monitorohet edhe sa receta kanë lëshuar mjekët.

“Secili qytetar merr dy receta në muaj mesatarisht. Nëse mjeku ka lëshuar 20, dhe pastaj lëshon për shembull 40 receta, ky është një tregues për kontrolli. Nëse recetat e lëshuara anë të vlefshme, përkatësisht të justifikuara, asgjë askujt”, shpjegoi Donçev.

Orhan Ramadani, zëvendës-drejtori i FSSH-së, tha se pavarësisht a bëhet fjalë për pacientë të me sëmundje kronik ose jo, ata do të mund të marrin ilaçet duke paraqitur letrën e njoftimit, e të njëjtën gjë në emër të tyre mund ta bëjë edhe ndonjë person tjetër.