Me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike për shkak të marrjes së lëndëve nga PSP-ja në Prokurorinë Publike, anulohet seanca e sotme për rastin “Titanik 3”.

“E papëlqyeshme është situata në të cilën erdhëm. Për herë të parë PSP-ja kërkon anulim të një procesi gjyqësor. E kemi të njohur se në rrjedhë është procedura për dorëzimin e lëndëve deri te Prokuroria Publike. Me vetë këtë lënda është në kompetencë të Prokurorisë Republikane, nga ku duhet të vendosin se kush do ta udhëheq lëndën”, u shpreh Fetai.

Në pyetjen e kryetares së Këshillit, Marija Kletniçka e cila e udhëheq rastin se vallë pala mbrojtëse do të shprehet rreth kërkesës së PSP-së, avokatët e Ejup Halimit dhe Ismet Gurit vënë buzën në gazë, pas çka prokurorja Fatime Fetai iu përgjigj: “ Mos buzqeshni aq shumë, mund që sërish unë ta udhëheq lëndën”.