Gjatë ditës së djeshme zyrtarë policorë të Sektorit për Punë të Brendshme-Shkup, kanë privuar nga liria personin A.G. 38 vjeç nga fshati Volkov i Komunës së Gjorçe Petrovit, për shkak se gjatë bastisjes, me urdhër gjyqësor, në shtëpinë e tij është gjetur marijuanë. A.G. është ndaluar nga policia dhe është dërguar në stacionin policorë Gjorçe Petrov dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.