Regjistri Qendror nga e hëna fillon me ditët e hapura me qytetarët të cilat do të zgjasin deri më 4 tetor. Qëllimi është që shërbimet të cilat i ofron Regjistri Qendror të bëhen më të kapshme për sektorin e biznesit dhe të mënjanohen të gjitha barrierat administrative me të cilat ballafaqohen biznesmenët gjatë udhëheqjes së biznesit të tyre.

Përfaqësues të Regjistrit do t’i vizitojnë zyrat rajonale në Tetovë, Kumanovë, Manastir, Shtip, Koçan, Strumicë, Veles, Prilep, Shkup dhe Ohër. Qytetarët do të kenë mundësi që të informohen për çështjet që kanë lidhje me regjistrin tregtar dhe regjistrin e personave të tjerë juridikë, regjistrit të llogarive vjetore, shërbimet në lidhje me kaparin, lizingun dhe të gjitha shërbimet e tjera të cilat i ofron Regjistri Qendror.

“Me ditët e hapura e aktivizojmë praktikën për kontakt më të drejtpërdrejtë me shfrytëzuesit e shërbimeve tona. Regjistri Qendror çdo ditë është i hapur për nevojat e qytetarëve, por me këto hapa të anëtarëve të udhëheqësisë së lartë të zyrave tona rajonale, dëshirojmë të vendosim theks edhe më të madh për çështjet dhe problemet me të cilat sektori i biznesit, e veçanërisht bizneset mikro dhe të vogla përballen në punën e tyre”, tha drejtoresha e Regjistrit Qendror Maria Boshkovska-Jankovski në konferencën e sotme për shtyp.

Sipas Boshkovskës, qytetarët janë të kënaqur nga puna e Regjistrit Qendror që është konfirmuar edhe me rezultatet nga matja e sivjetme e kënaqësisë së shfrytëzuesve të shërbimeve të Regjistrit. fc//