Prej sot duhet të fillojë transferimi i lëndëve të Prokurorisë Speciale në Prokurorinë Themelore Publike, në të cilën shef është Lubomir Joveski, njofton Portalb.mk.

Dje nga PSP kumtuan se janë të gatshëm menjëherë t’i dorëzojnë lëndët për të cilat veprojnë me të gjitha provat.

Janë marrë vesh se si do të merren lëndët, ndërkaq sot duhet vetëm të konstatohen detajet teknike. Joveski ndodhet në Prokurorinë Speciale.

Edhe prokurori republikan, Joveski konfirmoi se sot do të fillojë me procesin e dorëzimit të lëndëve.

Sipas informatave, çdo prokuror sipas të gjitha gjasave duhet ta paketojë lëndën e tij, por përpara duhet ta nënshkruajë dhe arkivojë. Procedura e njëjtë do të vlejë edhe për hetimet dhe parahetimet. Megjithatë, ata që kanë punuar në lëndët tani është e paqartë se ku do të përfundojnë. Prokurorja, Lençe Ristovska, shpreson se do të gjendet së shpejti zgjidhje.

“Ne disa herë kemi apeluar për rëndësinë e këtij ligji dhe në kumtesën tonë të fundit u theksua se pse është e rëndësishme të miratohet ky ligj. Kështu që, PSP ende ekziston dhe ende funksionojmë, sipas kigjit për PSP deri në shtator të vitit 2020 PSP ekziston, kështu që nuk humbi shpresë shpresoj se do të gjendet zgjidhje ligjore”, tha Lençe Ristovska.

Ndihmë për statusin e tyre ka kërkuar edhe personeli teknik i PSP-së i cili ka dërguar letër deri te ambasadorët dhe kreu shtetëror.

Përndryshe, nga paraburgimi, kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva ka dërguar letër deri te PSP-ja dhe PTHP-ja me çka ka kërkuar që lëndët nga materialet e përgjuara – “bombat”, të transferohen në PTHP. Sipas prokurores, Fatime Fetai nuk është me rëndësi se kush do të përndjek, por se të jepet përgjegjësi për dëmet që janë bërë.