Kryeministri Zoran Zaev ka thënë sot se negociatat për ligjin e prokurorisë do të vazhdojnë në tentim për të siguruar 80 vota. Propozimet e pushtetit janë shkruar dhe do të inkuadrohen në propozim ligj.

Fillojmë me propozime të shkruara të cilët do t’i prezantojë edhe ministrja Deskoska. Mbrëmë kemi punuar deri vonë që gjithçka të vendosim në letër. Sot shërbimet e shikojnë dhe nëse gjithçka është në rregull ngadalë do ta lëshojmë në procedurë, në bisedime edhe me partitë politike duke u përpjekur të gjejmë zgjidhje ku të paktën me shumicë prej 2/3 ose me konsensus, siç shpresojmë, të gjejmë formulim ligjor për këtë. Edhe sot bisedojmë, edhe nesër, edhe të dielën, të martën dhe të mërkurën do të bisedojmë. Zgjidhje duhet të gjendet edhe pse lëndët janë siguruar dhe do të shkojnë në kompetencë të prokurorit publik por është mirë që të ketë ligj”-tha Zoran Zaev, kryeministër.