Njëzetë e dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në 17 aksidente, prej gjithsej 24, të cilat kanë ndodhur gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në shtatë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Sipas të dhënave të SPB Shkup, policia rrugore i ka përjashtuar 20 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 41 para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik dhe pesë shoferë fillestarë dhe 41 automjete të paregjistruara.

Për parkim të parregullt janë shqiptuar 182 masa ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 110 automjete.

Janë gjobitur edhe tetë këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimeve për këmbësorë, nëntë shoferë të cilët e kanë kaluar në dritë të kuqe, dy shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë, tre për rreshtim jo të drejtë, 14 për mospërdorimin e kapelës mbrojtëse nga drejtuesit e biçikletave me motor, mopedit dhe motoçikletave, 15 për mosmbajtjen e rripit të sigurisë nga shoferët gjatë drejtimit të automjetit motorik dhe 13 për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit motorik.