Vendimi për fillimin e negociatave në tetor përputhet me fillimin e kryesimit me BE-në nga ana e Kroacisë në janar vitin e ardhshëm, kur edhe presim ta çelim kapitullin e parë me BE-në në kuadër të negociatave, theksoi sot zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani në i cilinë Bruksel e filloi vizitën e tij të punës me sekretaren shtetërore për Çështje Evropiane, dhe përfaqësuese e Republikës së Kroacisë në BE, Andreja Melko-Zgombiq.

Duke i përcjelli mirënjohje deri tek Zgombiq për mbështetjen e vazhdueshme të cilën Kroacia ia siguron Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Si pjesë e rajonit, por edhe si pjesë e historisë së përbashkët, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia kanë marrëdhënie të vazhdueshme miqësore, në interes jo vetëm të dy vendeve, por edhe të gjithë Ballkanit, në drejtim të promovimit të idesë Evropiane në rajon”, theksoi Osmani.