Këshilli i prokurorëve në seancën e sotme ka sjell vendim që të hyjë në fuqi pjesa e vendimit me çka përfundimisht funksioni i Katica Janevës në prokurorinë e Gjevgjelisë pushohet, derisa ajo ka qenë pjesë e PSP-së, njoftoi sot kryetari i këshillit, Aco Kolevski.

Kjo do të thotë se Janeva do të ngelet pa punë dhe më nuk do të mund të kthehet në vendin e vjetër të punës në Prokurorinë Themelore Publike të Gjevgjelisë. Siç theksoi Kolevski ky vendim është sjell përshkak të keqpërdorimit të ushtrimit të funksionit.

Në seancën e sotme Këshilli ka sjell vendim që edhe Prokurorët tjerë të PSP-së të kthehen në vendet e tyre të punës amë.

Prokurori Burim Rustemi do të kthehet në Prokurorinë themelore publike në Kumanovë, prokurorja Erlizabeta Josifovska në PTHP-në e Gostivarit, prokurori Lubomir Lale në PTHP-në e Kumanovës, prokurori Stevço Donev në PTHP-në e Koçanit, Prokurorja Fatime Fetai në OTHO-në e Shkupit, Prokuori Gavril Bubevski në PTHP-në e Shkupit, prokurorja Lençe Ristevksa në PTHP-në e Shkupit, prokurori Trajçe Pelivanov në PTHP-në e Shkupit, prokurori Ajtan Ajro në PTHP-në e Shkupit, ndërsa prokurorja Lile Stefanova në PTHP-në e Radovishit.

Në këtë rast me Stefanovën është konstatuar edhe ndërpreja e mandatit të saj 4 vjeçar në Prokurorinë për ndjekje të rkimit të organizuar dhe korrupsion, me çka kthehet në prokurorinë amë./Alsat/