Informacioni për projekt strategjinë për Mbrojtje të Republikës së Maqedonisë së Veriut si edhe propozim vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionet paqeruajtëse “Mbështetje e vendosur” në Afganistan dhe në misionin e Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë, janë në rendin e ditës të seancës së rregullt të sotme të Qeverisë.

“Me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në këtë seancë Qeveria do të informohet rreth aktiviteteve për zbatimin e masave kryesore të nën dimensionit për Antikorrupsion nga “Strategjia për Evropën Juglindore 2020”, për mënyrën më të përshtatshme të vendosjes së temave për antikorrupsion në kuadër të programit vjetor të shkollave”, paralajmëroi pres shërbimi i Qeverisë.