Zvicra shquhet me një nga sistemet më serioze të Sigurimit shëndetësor. Një aeroplan special sot ka arritur nga Zvicra në Shkup për të transferuar në spitalet e atjeshme një pacient nga Gostivari, që ka punuar më herët në shtetin helvetik, të infektuar me Kovid 19, shkruan gazeta Lajm.

Kjo ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, veçanërisht nga ata që janë të pakënaqur se si funksionon sistemi Shëndetësor në Maqedoninë e Veriut. “Keshtu veprojne shtetet e forta, vijn ne Gostivar e marin pacientin dhe e kthejne ne Zvicer apo Gjermani. Te na kshtu raste ndodhin vetem me pilitikanet hajdut, hajdutit i behet kesi trajtimi”, ka komentuar një qytetar nga Gostivari duke shpërndarë edhe videon në Facebook.