Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha edhe gjatë vikendit në krye të detyrës. Ai sot ka vizituar fermerët në fshatin Gurgurnicë dhe në Tenovë, të Komunës së Bërvenicës, ku i ka mësuar problemet me të cilat ballafaqohen këta fermerë, duke u siguruar atyre se në të ardhm,en MBPEU dhe ai si ministër do t’i mbështesë në çdo situatë në të cilën do të ndodhen ata.

“Këta fermerë deri më tani pa asnjë përkrahje janë përballur me çdo situatë dhe me çdo krizë. Elmedinit dhe Sametit u sugjerova se nuk duhet të mendojnë ta lënë veprimtarinë e tyre, por përkundrazi ta rrisin atë, me përkrahjen e plotë të MBPEU-së. Vizitë e paparalajmëruar në fermat në Gurgurnicë dhe Tenovë”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, ministri i MBPEU-së, Arjanit Hoxha.